Indonezi, zhduket nga radarët aeroplani me 11 persona në bord

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një avion i vogël, me 11 persona në borg, u zhduk nga radarët ditën e sotme, teksa po fluturonte mbi pjesën lindore të Indonezisë.

Mediat e huaja, të cilat citojnë atë që thanë zyrtarët e shpëtimit për AFP, bëjnë të ditur se autoritetet indoneziane po kërkojnë për gjetjen e tij.

Aeroplani, në pronësi të linjës ajrore Indonesia Air Transport, ishte nisur për në Makassar, South Sulaëesi, pasi u ngrit nga Yogyakarta, në ishullin Java, me tre pasagjerë dhe një ekuipazh prej tetë anëtarësh.

Kontakti u humb pak pas orës 13:00 sipas orës lokale.

Kreu i agjencisë lokale të kërkim-shpëtimit, Muhammad Arif Anëar, tha se ekipet ishin vendosur në një zonë malore në distriktin Maros, rreth 42 kilometra nga kryeqyteti i provincës Makassar, ku u regjistrua vendndodhja e fundit e avionit.

Forcat ajrore, policia dhe vullnetarët po marrin pjesë në kërkimet tokësore dhe ajrore, shtohej më tej në njoftim.

Andy Sultan, drejtori i operacioneve të shërbimit të kërkim-shpëtimit në Makassar, sqaroi nga ana e tij se një helikopter dhe një dron janë dërguar në zonë për të gjetur avionin. 

Share This Article