Një tërmet me fuqi prej 5 ballë të Rihterit e goditi Sulawesin Verior të Indonezisë.
Enti për meteorologji, klimë dhe gjeofizikë të Indonezisë (BMKG), ka njoftuar se tërmeti është regjistruar në rajon 136 kilometra në verilindje të Melonguane, në ishullin Talaund, në thellësi prej 43 kilometrave.
Sipas të dhënave të para, nga tërmeti nuk ka të pësuar dhe nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.
Gjatë tërmetit me fuqi prej 7,5 ballë që më 28 shtator të vitit 2018 goditi ishullin Sulawesi, si dhe cunami që pasoi humbën jetën 4.340 persona./AA