Inez Hajrulla në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Inez Hajrulla  i njohur ndryshe si ‘i forti i Vlorës’ i ka shpëtuar operacionit të SPAK të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Me urdhër të SPAK, forcat RENEA, FNSH dhe BKH mësynë në banesën e Hajrullës, por ky i fundit nuk është gjetur në shtëpi dhe si pasojë efektivët nuk kanë mundur ta arrestojnë.

Po ashtu operacionit i shpëtoi edhe miku i tij Ervis Matodashaj. SPAK kishtë lëshuar 7 urdhërarreste dhe 2 prej personave të përfshirë në këto ngjarje kriminale u është komunikuar masa në qeli, ndërsa 3 të tjerë, rezultojnë të arrestuar në Itali e Greqi.

Ndërkohë Hajrulla dhe Matodashajnm të cilët ishin të vetmit që rezultonin në Shqipëri, i shpëtuan operacionit.

Por kush është Inez Hajrulla dhe si i shpëtoi disa atentateve?

Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si i forti i Vlorës, është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe që deri më tani u ka shpëtuar të paktën 3 atentateve, fillimisht në vitin 2017 dhe në 2019 dhe më pas në vitin 2023, ku Hajrulla shpëtoi bashkë me Matodashajn.

Atentati i vitit 2017 u krye me lëndë eksplozive të vendosur në automjetin e tij. Shpërthimi ndodhi pranë një lokali në Vlorë, i njohur si vend që frekuentohej nga Edison Harizaj, i vrarë më vonë në Durrës, me grupin e të cilit dyshohet se ishte i lidhur edhe Hajrulla. Emri i tij është përmendur gjithashtu në hetimet për zhdukjen e Elvis Troqes në korrik të po atij viti në Vlorë. Sipas një dëshmitari, 25-vjeçari Troqe ishte larguar nga lokali duke thënë se do të takonte një person të quajtur “Ini”, nofkë me të cilën njihet Hajrulla në qytet. Përveç kësaj çështjeje, ai është përmendur edhe në ngjarje të tjera kriminale të hetuara nga autoritetet.

Atentati i dytë u regjistrua në vitin 2019 në zonën e Lungomares, pranë kompleksit “Oslo”. Në momentin e sulmit, Hajrulla ndodhej në një kafene së bashku me dy persona të tjerë, kur drejt tyre u qëllua me armë automatike nga dy automjete. Asnjë prej plumbave nuk e goditi objektivin, ndërsa u plagos rastësisht një punonjës i Bashkisë së Vlorës, Dajko Cenodemaj, që ndodhej në të njëjtin lokal. Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe më pas dogjën dy automjetet në zonën e Babicës. Në njërin prej tyre, tip Land Rover me targa të vjedhura, policia gjeti dy armë automatike të djegura.

Ngjarja e tretë lidhet me një atentat të dyshuar në gusht 2023, që u parandalua nga policia në Vlorë. Në zonën e Ujit të Ftohtë u arrestua 35-vjeçari Amarildo Nikolli, i cili mbante një pistoletë me silenciator të gatshme për qitje, municion luftarak, si dhe sende të tjera si doreza dhe kapuç. Sipas hetimeve, shënjestra e mundshme e sulmit dyshohet të kenë qenë Inez Hajrulla dhe Ervis Matodoshaj.

Ndërkohë, Hajrulla është arrestuar më parë dy herë për armëmbajtje pa leje dhe është akuzuar edhe për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013. Në shkurt 2018, Gjykata e Vlorës e dënoi me dy vite burg për “mosbindje ndaj urdhrit të policisë” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”, por dënimi u pezullua duke u zëvendësuar me shërbim prove.

Share This Article