Moska do të fillojë testimin masiv të qytetarëve ndaj koronavirusin nga 15 maj, ka thënë kryetari i Moskës Sergei Sobyanin në faqen e tij në internet, me një objektiv prej 100,000 persona në ditë deri në fund të muajit.
Rreth 70,000 teste të analizës së gjakut do të ofrohen çdo disa ditë, deri në përfundim të testimit, tha Sobyanin.
Moska ka vendosur të zgjatë bllokimin deri më 31 maj ndërsa infeksionet COVID-19 po rriten dita ditës.
Sot, Rusia raportoi 9,974 raste të reja të koronavirusit raporti më i ulët ditor që nga 2 maj, duke e çuar numrin e saj mbarëkombëtar në 252.245. Gjithashtu, 93 persona vdiqën brenda natës, duke sjellë numrin zyrtar të viktimave në 2.305. Prej të infektuarve, vetëm 53.530 persona kanë mundur të fitojnë betejën.