Ministrja shqiptare e Financave, Anila Denaj, është infektuar nga koronavirusi.
Lajmin e ka përcjellë vetë ajo përmes një postimi në rrjetin social.
“Të dashur miq, Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes. Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë”, shkruan Denaj.

