Infektologu Krasniqi: Kosova është drejt fundit të koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Infektologu Valbon Krasniqi ka vlerësuar se Kosova është drejt fundit të  pandemisë së koronavirusit.

“Këtë e themi me  një kujdes të matur kur themi drejt fundit të epidemisë, por trendi është jashtëzakonisht pozitiv, sot në mesin e këtyre të shëruarve është edhe gruaja shtatzënë”, tha Krasniqi, në RTV21.

Ai tutje tregoi se për herë të parë në Kosovë, që prej shfaqjes së coronavirusit, numri i të shëruarve është më i lartë se i personave aktivë me COVID-19.

“Kemi vetëm 350 raste aktive. Disa nga ta një numër i vogël në klinikë të shtirë dhe shumica nëpër shtëpitë e tyre”, tha Krasniqi.

Ai uroi qytetarët dhe institucionet shëndetësore për këto rezultate.

Kosova sot ka shënuar numrin të të vogël të të infektuarve me corornavirus, vetëm një dhe numrin më të madh të shëruarve, 87.

Share This Article