Inflacioni dhe rritja e çmimeve/ Infermierët në Britani sërish në grevë për pagat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Stafi i infermierëve në Britani kanë vendosur të hyjnë sërish në protesta muajin e ardhëm, për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me pagat.

Kolegji Mbretëror i Infermierisë  ka njoftuar se grevat do të mbahen më 18 dhe 19 janar, ndërsa datat e tjera do të konfirmohen në ditët në vijim.

Kreu i sindikatës, Pat Cullen, u shpreh se: “Qeveria pati mundësinë t’i jepte fund kësaj mosmarrëveshje para Krishtlindjeve, por ata vendosën të shtynin stafin e infermierisë përsëri në të ftohtë në janar. Nuk dua ta zgjas këtë mosmarrëveshje, por kryeministri na ka lënë pa zgjidhje”.

Qindra mijëra punëtorë në shumë sektorë të ekonomisë kanë hyrë në grevë pasi sindikatat kërkojnë rritje pagash për anëtarët e tyre gjatë krizës së kostos së jetesës dhe inflacionit në rritje.

Inflacioni, kriza e energjisë elektrike dhe rritja e çmimeve kanë qenë shkaku i nisjes së protestave në mbarë Evropën, duke përshirë këtu dhe Italinë, Francë dhe Gjermani.

Share This Article