Inflacioni në Britani të Madhe arrin në nivel rekord në 30 vitet e fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Inflacioni vjetor i Britanisë së Madhe në muajin shkurt arriti në nivel rekord prej 6,2 për qind, niveli më i lartë që nga viti 1992, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas autoritetit statistikor të vendit, norma u rrit nga 5,5 për qind sa ishte në janar.

Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) tha se rritja erdhi si pasojë e rritjes së çmimeve të ushqimeve, produkteve të qëndrueshme, mallrave të konsumit dhe energjisë.

“Energjia, karburantet motorike dhe makinat e përdorura kanë ushtruar presion të fortë ndaj inflacionit, ndërsa çmimet e ushqimeve janë rritur gjithashtu”, tha ONS.

Në muajin shkurt, norma vjetore e inflacionit ishte 5,9 për qind në eurozonë dhe 6,2 për qind në Bashkimin Evropian (BE).

Share This Article