Norma e inflacionit në Britani të Madhe është ulur pak, megjithëse çmimet vazhdojnë të rriten me gati nivelin e tyre më të shpejtë në 40 vjet.
Inflacioni – një masë e rritjes së çmimeve – u ul në 9.9 për qind në muajin gusht nga 10.1 për qind që ishte në korrik, njofton Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).
Banka e Anglisë ka thënë se inflacioni mund të arrijë në më shumë se 13 për qind këtë vit.
Rënia e çmimit të benzinës ishte arsyeja kryesore për zbutjen e ritmit të inflacionit. Çmimet e benzinës ranë me 14.3 pikë përqindje për litër midis korrikut dhe gushtit, ndërsa çmimet e naftës gjithashtu u zbritën.
Çmimet e karburantit janë rritur, të nxitura nga lufta në Ukrainë dhe lëvizjet për të reduktuar varësinë e Evropës nga nafta ruse. Por, kostot e shitjes me shumicë ranë pasi frika e një recesioni në SHBA-ja goditi kërkesën për naftë.