Informoi BIA-n serbe dhe rrezikoi sigurinë e Kosovës, aktakuzë ndaj zyrtares së OSBE-së

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurës Jelena Gjukanoviq, për veprën penale “Spiunazh”.

Sipas aktakuzës, Gjukanoviq në cilësinë e zyrtares së Programit Kombëtar në Qendrën Rajonale të OSBE-së në Mitrovicë, dyshohet se nga një periudhë e pacaktuar e deri më 28 shkurt 2025, ka kryer veprime që përbëjnë ndihmë aktive për shërbimin sekret të Serbisë – BIA (Agjencia për Inteligjencë dhe Siguri e Republikës së Serbisë).

Prokuroria pretendon se e pandehura ka siguruar dhe shpërndarë dokumente dhe informacione të ndjeshme për interes të BIA-s, duke vënë në rrezik rendin kushtetues, sigurinë kombëtare dhe jetën e zyrtarëve shtetërorë dhe ndërkombëtarë në Kosovë.

Gjithashtu, Jelena Gjukanoviq dyshohet se ka bashkëpunuar me A.V., tashmë i dënuar për spiunazh, si dhe ka pasur kontakte me zyrtarë të lartë të BIA-s në Serbi, përfshirë edhe takime direkte me zyrtarin L.B. në Beograd.

Përveç transmetimit të informacioneve të ndjeshme, e pandehura akuzohet se ka kontribuuar në krijimin e një narrative armiqësore në raportet e OSBE-së ndaj institucioneve të sigurisë dhe shtetësisë së Kosovës.

Prokuroria Speciale ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit dhe pas shqyrtimit gjyqësor ka propozuar që e pandehura të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjeve në fuqi.

Share This Article