Iniesta largohet me lot në sy nga Japonia, por nuk heq dorë nga futbolli i luajtur

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Andres Iniesta, i përlotur ka njoftuar se po largohet nga skuadra japoneze “Vissel Kobe” gjashtë muaj para përfundimit të kontratës, pasi trajneri e uli në stol duke e aktivizuar si titullar vetëm tre herë këtë sezon.

Megjithatë, ikona e Barcelonës planifikon të vazhdojë karrierën e tij

I pyetur se ku mund të luajë, ai u përgjigj: “Duhet t’ju them të vërtetën, nuk e di”.

“Dua të vazhdoj të luaj futboll. Ndjehem sikur jam i aftë të luaj akoma. Por ndërsa mbyllet ky kapitull, do të shohim se çfarë është e mundur. Dua ta përfundoj karrierën time në fushë duke luajtur dhe kjo është ajo që shpresoj të bëj”, shtoi ai.

Mungesa e minutave e ka detyruar Iniestën të largohet nga klubi, duke qenë se ai ka luajtur vetëm tre herë në ligë dhe dy herë më shumë në kupë këtë sezon.

“Prioritetet e trajnerit (Takayuki Yoshida) janë të ndryshme, dhe unë e respektoj dhe e pranoj këtë”, tha Iniesta.

Raportet e fundit e kanë lidhur atë me një kontratë në Lindjen e Mesme, por pa detaje rreth klubeve.

“Është një ditë shumë emocionuese pas kaq shumë vitesh”, tha ai. “Unë u përpoqa të jap më të mirën time brenda dhe jashtë fushës. Jam shumë krenar për këtë”.

Ish-mesfushori i Barcelonës, i cili mbushi 39 vjeç në fillim të këtij muaji, iu bashkua Kobe në vitin 2018 pas një karriere të shkëlqyer në klubin katalanas ku fitoi 30 trofe.

Share This Article