Instagram ka fshirë llogarinë e Robert F Kennedy Jr., pasi kishte bërë postime false mbi koronavirusin dhe vaksinat.
Nipi i Presidentit të ndjerë amerikan John F. Kennedy kishte thënë në një postim se legjenda e bejzbollit, Hank Aaron, kishte vdekur si pasojë e vaksinës kundër Covid-19.
Robert F Kennedy Jr., avokat dhe ambientalist, është djali i senatorit dhe kandidatit për President, Robert F Kennedy.
Ai është President i Mbrojtjes së Shëndetit të Fëmijëve, një shoqatë skeptike mbi të mirat e vaksinave.