Instagram në luftë kundër ngacmimit dhe dezinformimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Instagrami po përsos teknikat e tij për të ndaluar ngacmimin në internet, si edhe po zgjeron programin e tij amerikan të verifikimit të fakteve në vende të tjera të botës, njoftoi aplikacioni.

“Duke filluar nga sot, ne do të përdorim një program që paralajmëron përdoruesit, kur historia e tyre mund të konsiderohet si dëmtuese. Kjo do t’u japë atyre një mundësi për t’u menduar, para se ta postojnë”, shpjegoi platforma e Facebook-ut.

Facebook ka shumëfishuar përpjekjet në të gjitha platformat e tij, për të favorizuar një mjedis më pak agresif dhe për të rivendosur besimin me përdoruesit dhe autoritetet.

Informacioni i dyshimtë identifikohet nga teknologjitë e inteligjencës artificiale, ekipet e moderimit të përmbajtjes dhe raportet e përdoruesve.

Në vijim, gazetarët partnerë të rrjetit ngarkohen me përgjegjësinë e verifikimit të tyre./ATSH/

Share This Article