ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Begaj pret në takim presidenten e KE-së, Von der Leyen: Integrimi evropian, mision kombëtar 5 hours ago
“Po na binte të fikët në dhomë të zhveshjes, mirë që pimë ujë me sheqer”! Rei Manaj: Kjo ishte për Shqipërinë dhe Kosovën 5 hours ago
Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama 5 hours ago
Rama me Ursula von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi, BE dhe KE po na mbështesin fuqimisht 5 hours ago
Karton i verdhë për shqiponjën?! 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

INSTAT: Censi i Bujqësisë shtyhet për në vitin 2024

albnews by albnews
25 May, 2021
in Albania
0
INSTAT: Censi i Bujqësisë shtyhet për në vitin 2024
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Instituti i Statistikave ka shtyrë për vitin 2024 Censin e Bujqësisë i cili fillimisht ishte parashikuar për t’u zhvilluar në vitin 2022.

Ky cens shihet i lidhur me atë të popullsisë i cili edhe ai pësoi një shtyje nga planifikimi fillestar që ishte viti 2020 kur edhe shpërtheu pandemia e COVID-19. Në dokumentin e tij vjetor INSTAT nënvizon se tashmë Censi i Popullsisë që do të zërë vend në tetor 2022 kërkon angazhim maksimal të burimeve njerëzore dhe operacionale dhe e bën të pamundur që në të njëjtin vit të mbahet edhe Censi i Bujqësisë.

RelatedPosts

Vendimi i Koçiut, ironia e Florjan Binajt: Ndalohen monopatinat, le të marshojnë betonieret

Washington Examiner: Rama po e shtyn Shqipërinë drejt autoritarizmit, rrezik për Ballkanin

Begaj pret në takim presidenten e KE-së, Von der Leyen: Integrimi evropian, mision kombëtar

“Censi i ardhshëm i Bujqësisë ishte planifikuar të kryhej në vendin tonë në vitin 2022, duke ndjekur rekomandimet e Programit Botëror për Censin e Bujqësisë 2020 . Kryerja e Censit të Bujqësisë është e lidhur ngushtë me rezultatet e Censit të Popullsisë dhe Banesave, pasi me të dhënat e përfituara nga moduli i bujqësisë në pyetësor, mundësohet ndërtimi i një bazë të re zgjedhjeje për Censin e Bujqësisë. Faza përgatitore për Censin e Bujqësisë ndikohet në terma kohorë dhe logjistik nga Censi i Popullsisë dhe Banesave, i cili do të zhvillohet në Tetor 2022. Mbi këto baza, INSTAT, në mënyrë që të angazhohet plotësisht për të gjitha aspektet teknike dhe operacionale, është i detyruar të shtyjë Censin e Bujqësisë në vitin 2024” thuhet në raport.

I njëjti sjell në vëmendje se INSTAT, gjatë vitit 2020, në bashkëpunim me ekspertizën ndërkombëtare, ka rishikuar modulin e pyetjeve të cilat janë përfshirë në pyetësorin e Censit të ardhshëm të Popullsisë dhe Banesave, me qëllim përditësimin e listës së fermave bujqësore. Lista e përditësuar e fermave do të jetë korniza për Censin e ardhshëm të njësive ekonomike bujqësore.

Në këtë nismë INSTAT parashikon që të mbështetet nga donatorët kurse sa i takon dokumenteve strategjike është mbështetur nga Organizata Bujqësisë dhe Ushqimit në Kombet e Bashkuara (FAO).

“Në punën përgatitore që INSTAT ka zhvilluar gjatë vitit 2020 përfshihet edhe përpjekja për gjetjet e burimeve të mundshme financiare mbështetëse për “Hartimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Censin e Bujqësisë”. Hartimi i strategjisë do të shërbejë për të planifikuar dhe detajuar elementët më të rëndësishëm të projektit, si dhe për përgatitjen e kuadrit rregullator dhe vlerësimin e burimeve dhe aktorëve që do të përfshihen më tej. Kjo përpjekje u finalizua në fund të vitit 2020, me një marrëveshje me FAO për mbështetjen në hartimin e dokumenteve strategjikë për Censin e Bujqësisë” thuhet në dokument./Monitor/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Begaj pret në takim presidenten e KE-së, Von der Leyen: Integrimi evropian, mision kombëtar

Begaj pret në takim presidenten e KE-së, Von der Leyen: Integrimi evropian, mision kombëtar

13 October, 2025
“Po na binte të fikët në dhomë të zhveshjes, mirë që pimë ujë me sheqer”! Rei Manaj: Kjo ishte për Shqipërinë dhe Kosovën

“Po na binte të fikët në dhomë të zhveshjes, mirë që pimë ujë me sheqer”! Rei Manaj: Kjo ishte për Shqipërinë dhe Kosovën

13 October, 2025
Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama

Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama

13 October, 2025
Rama me Ursula von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi, BE dhe KE po na mbështesin fuqimisht

Rama me Ursula von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi, BE dhe KE po na mbështesin fuqimisht

13 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result