Integrimi i Shqipërisë në BE, Lleshaj takon homologun francez

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar një vizitë në Francë, ku është takuar me homologun Christophe Castaner.

Në Twitter, Lleshaj thotë se fushat e bashkëpunimit me Francën janë integrimi i Shqipërisë në BE, bllokimi i emigrantëve të paligjshëm, por edhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Postimi i Lleshajt në Twitter: 

Përfundova një vizitë shumë të rëndësishme në Francë. Me Ministrin e Brendshëm Christophe Castaner. Bëmë bilancin e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe piketuam hapa të tjerë të rëndësishëm për të ardhmen.

Mbështetja e Francës për integrimin evropian të Shqipërisë, bllokimi i emigracionit të paligjshëm drejt Francës dhe lufta kundër krimit të organizuar janë fushat e bashkëpunimit të ardhshëm.

Pres me kënaqesi vizitën e Castaner në Tiranë së shpejti.

Share This Article