“Integrimi kalon nëpërmjet kapitalit njerëzor”, Gonzato: Do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë drejt proceseve integruese

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kapitali njerëzor është një faktor kryesor për rritjen ekonomike, zhvillimin e qëndrueshëm dhe shkallën e konkurencës së një vendi. Një pjesë e madhe e vendeve nuk arrijnë dot të përdorin këtë kapital në nivel të kënaqshëm për shumë arsye. Ky ka qenë edhe fokusi i konferencës me temë  “Akademia si katalizator për zhvillimin e kapitalit njerëzor në Shqipëri” ku morën pjesë aktorët kryesorë të kësaj fushe.

 “Nëse ne do duam të kemi një shoqëri të shëndetshme, duhet të investojmë tek kapitali njerëzor.Banka Botërore pati një rol shumë të rëndësishëm për të krijuar këtë qasje. Përkufizmi që ka ofruar Banka Botërore është që, kapitali njerëzor njohuritë aftësitë dhe shëndeti që kanë gjatë jetës së tyre, i bën ata kontribues produktiv të shoqërisë”, tha ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

Investimi kapital njerëzor është i nevojshëm duke kuptuar disa elemente kyçe sidomos për Shqipërinë. Shoqëritë e kanë jetën më të mirë falë këtij investimi. Për Shqipërinë në veçanti kapitali njerëzor është kyç për t’u anëtarësuar në BE. Një element tjetër i rëndësishëm është se kapitali njerëzor është investim në rezistencën dhe sigurinë e shoqërisë. Njohuritë janë pushtet…Nëse nuk kemi investim në kapitalin njerëzor kjo gjë nuk mund të arrihet”, tha Federica Mogherini, rektore në Kolegjin e Europës në Tiranë.

Demografia është diçka që duhet të theksohet dhe duhet parë në dy aspekte kryesore. E para në moshimin e popullatës, pasi ne po humbasim ekspertë sepse kemi më shumë persona që po dalin në pension, sesa lindje. Aspekti i dytë ka të bëjë me lëvizjen e fuqisë punëtore. Nuk themi nëse ka më shumë dalje nga vendi apo hyrje, por ne nuk duam ta ndalojmë, pasi ashtu sikurse mund të ketë largime ka edhe shtetas shqiptar, të cilët pasi kanë studiuar në vendet e BE-së kanë vendosur të kthehen në Shqipëri”, tha Olta Manjani, Zv. Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Në këtë takim u vu theksi tek bashkëbisedimi i mëtejshëm mes institucioneve shtetërore, partnerëve të zhvillimit dhe të rinjve, që thekson edhe më shumë rolin thelbësor të arsimit dhe dijes në zhvillimin e kapitalit njerëzor për integrimin evropian të vendit.

Share This Article