Integrimi në BE, Soreca: Shqipëria është afër përmbushjes së kushteve të kërkuara

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi sot gjatë çeljes online të “Shkollës së Integrimit Europian 2020”, se “Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres dhe marsin e kaluar bëri një hap të madh më pranë Bashkimit Europian kur Këshilli Europian vendosi të hapë negociatat e pranimit”.

“Tani Shqipëria është afër përmbushjes së kushteve të kërkuara. Në një moment kaq kritik, të gjitha palët politike duhet të investojnë në ndërtimin e konsensusit të nevojshëm politik dhe të gjitha institucionet e pavarura duhet të japin rezultatet e nevojshme, për të ndjekur objektivin e përbashkët që ata ndajnë, integrimin në BE të Shqipërisë. Kjo është ajo çka dëshirojnë më shumë se 90% e qytetarëve shqiptarë”, tha ambasadori i BE-së Luigi Soreca gjatë fjalës së tij të hapjes.

Sot nisi edicioni i 5-të i Shkollës së Integrimit Evropian. Profesionistë nga administrata publike, OJQ-të, akademia dhe media do të thellojnë njohuritë e tyre për procesin e integrimit në BE dhe do të mësojnë se si të kontribuojnë në procesin e negociatave të pranimit të Shqipërisë me BE.

Edicioni i pestë, që do të mbahet online, synon t’u japë pjesëmarrësve njohuri të gjera praktike mbi mekanizmat e integrimit europian.

“Shkolla e Integrimit Europian 2020”, është një iniciativë e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian dhe Kuvendit, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian, Fondacionin “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” dhe Fondacionin “Friedrich Ebert”.

Share This Article