ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 4 hours ago
Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës 4 hours ago
“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut 4 hours ago
Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit 4 hours ago
Dosja Balluku, SPAK kontrolle ndaj bashkëpunëtorëve të saj dhe disa biznesmenëve 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Integrimi në BE, zgjidhje e përbashkët për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

albnews by albnews
11 May, 2021
in Albania, Maqedonia
0
Integrimi në BE, zgjidhje e përbashkët për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministrat për Çështjet Europiane të vendeve anëtare të BE dhe ministrat e Jashtëm u mblodhën sot në Bruksel në Këshillin për Çështjet e Përgjithshme në BE, ku u diskutua edhe çështja e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një konferencë për mediet pas mbledhjes Ana Paula Zacarias, Sekretare e Shtetit për Çështjet Europiane të Portugalisë, e pyetur në lidhje me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, u shpreh se, “ne diskutuam sot pranimin njëkohësisht të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje, një mundësi të përbashkët që të dyja vendet të nisin procesin e pranimit”.

RelatedPosts

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

“Në këtë pikë mund të them se sundimi i ligjit është në qendër të procesit të aderimit dhe, gjithashtu, të procesit të angazhimit për t’iu afruar edhe më shumë Bashkimit Europian. Kjo është edhe në qendër të metodologjisë së re, prandaj është një element thelbësor dhe padyshim që ne do ta marrim këtë në konsideratë kur të analizojmë të gjithë procesin. Ne ende shpresojmë që të vazhdojmë bisedimet dhe diskutimet për të parë nëse mund të kemi një konferencë ndërqeveritare për pranimin e të dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha ajo.

Megjithatë, shtoi Zacarias, “unë duhet të këmbëngul në mesazhin që sundimi i ligjit është në qendër të metodologjisë së re dhe është thelbi i tërë procesit të pranimit”.

Ndërsa Maros Sefcoviç zëvendëspresident i Komisionit Europian për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale, theksoi se, “nga këndvështrimi i KE ne po punojmë shumë për t’u siguruar se të dy vendet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të kenë konferencën e tyre të parë ndërqeveritare sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Mendoj se me raundin e parë të bisedimeve, tashmë e dimë se zgjerimi është një proces shumë kërkues. Siç e dini, ne e kemi rregulluar procesin aktual të negociatave që të mbështetet te rëndësia e sundimit të liigjit  dhe në tema të tjera të ndjeshëm, që duhen aplikuar në negociata. Besoj se ju e dini se ne nuk e mbyllim kurrë kapitullin e negociatave përpara se një vend të ketë përmbushur plotësisht tërë kërkesat e kërkuara për vendet e ardhshme anëtare”, u shpreh ai.

“Mendoj se të gjitha këto do të jenë parametrat për negociatat e ardhshme për zgjerimin. Sidoqoftë ne duhet të dërgojmë një sinjal pozitiv dhe të fortë për Ballkanin Perëndimor dhe sinjali më i mirë është që të mund të kemi një konferencë ndërqeveritare dhe që kjo të zhvillohet gjatë Presidencës portugeze të BE-së”, u shpreh Sefcoviç.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

26 December, 2025
Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

26 December, 2025
“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

26 December, 2025
Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result