ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Buka në dietën tonë, e nevojshme apo rrezik për shëndetin? 2 hours ago
Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë 2 hours ago
Fitoi një yll Michelin, por e vetmja gjë që dëshiron të bëjë është të shesë akullore 3 hours ago
Medvedev: Moska do sekuestrojë asetet britanike në Rusi dhe territoret e pushtuara ukrainase 3 hours ago
Tarifat globale të SHBA, administrata Trump i drejtohet gjykatës supreme 3 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

albnews by albnews
4 September, 2025
in Technologji
0
Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Inteligjenca Artificiale po sjell ndryshime të mëdha në tregun global të punës, duke goditur më fort punonjësit e rinj që sapo kanë nisur karrierën, ndërkohë që punonjësit më të vjetër po përfitojnë nga përvoja e tyre.

Një studim i fundit nga Universiteti i Stanfordit tregon se në sektorët ku përdorimi i inteligjencës artificiale është i lartë, si për shembull në zhvillimin e softuerëve apo shërbimet e telefonatave (kujdesi ndaj klientit), numri i vendeve të punës për punonjësit e rinj është ulur me rreth 20 për qind.

RelatedPosts

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç, raporti paralajmëron rreziqet: Saktësia…

Ministri i Jashtëm gjerman: Kroacia, rol kyç për të përshpejtuar anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Nga ana tjetër, punësimi për të rinjtë është rritur në fushat ku ndikimi i teknologjisë është më i vogël.

Sipas studiuesve, arsyeja kryesore për këtë është fakti që inteligjenca artificiale ka zëvendësuar disa nga aftësitë bazë që më parë u besoheshin të sapodiplomuarve ose punonjësve të rinj pa përvojë.

Ndërkohë, punonjësit më të vjetër, që sjellin ekspertizë dhe njohje të thelluara, vazhdojnë të kenë kërkesë të lartë.

Studiuesit paralajmërojnë se nëse ky trend vazhdon, mund të krijohen barriera të reja për të rinjtë që duan të hyjnë në tregun e punës, duke kërkuar një qasje më të balancuar në zbatimin e teknologjive të reja.

Sipas studimit, grupmosha 22 deri në 25 vjeç po përballen me këto vështirësi të shtuara.

Studimi i Universitetit të Stanfordit tregon se punësimi i zhvilluesve të softuerëve në këtë grupmoshë ka rënë me një të pestën që nga fundi i vitit 2022.

Në tërësi, punësimi për të rinjtë në industritë e ndikuara nga AI ka rënë me 6 për qind.

Përveç sektorit të teknologjisë, edhe shërbimet ndaj klientit përfshirë qendrat e thirrjeve kanë pësuar goditje të forta.

Në kontrast, në fushat ku përdorimi i AI-së është i kufizuar, punësimi për këtë grupmoshë është rritur me rreth 9 për qind.

Sipas studiuesve, inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë njohuritë bazë, por jo përvojën që vjen nga praktikimi i një profesioni për vite me radhë.

Efekti zhvendosës i AI-së është më i fortë në ato vende pune ku teknologjia zë vendin e njeriut, në vend që ta ndihmojë atë.

Në sektorë si shëndetësia dhe kujdesi, ku AI mbetet më shumë një mjet mbështetës, punësimi është rritur në të gjitha grupmoshat.

Studimi është mbështetur në të dhënat e përpunuara nga ofruesi i njohur i shërbimeve të kontabilitetit të personelit ADP.

Pas përjashtimit të punonjësve me kohë të pjesshme dhe kategorive të tjera të veçanta, analiza mbuloi një bazë të gjerë prej 3.5 deri në 5 milionë punonjës në muaj,  duke e bërë atë studimin më të madh të këtij lloji që evidenton ndikimin konkret të inteligjencës artificiale në tregun e punës.

Megjithatë, studiuesit e Universitetit të Stanfordit theksojnë se të dhënat e ADP nuk pasqyrojnë në mënyrë të plotë strukturën e ekonomisë amerikane.

Për të identifikuar shkallën e përdorimit të AI-së në sektorë të ndryshëm, ata u mbështetën edhe në vlerësime të bëra nga kompani si Anthropic.

Studiuesit pranojnë se përfundimet mund të ndikohen nga faktorë të tjerë, si efektet e rimëkëmbjes pas pandemisë, apo luhatje të natyrshme të tregut të punës.

Ata përmendin përpjekjet për të përjashtuar nga analiza ndikimet e një periudhe me rritje të shpejtë punësimi pas Covid-19, apo ndryshimet ciklike të ekonomisë që mund të kenë ndikuar në reduktimin e vendeve të punës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Buka në dietën tonë, e nevojshme apo rrezik për shëndetin?

Buka në dietën tonë, e nevojshme apo rrezik për shëndetin?

4 September, 2025
Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

4 September, 2025
Fitoi një yll Michelin, por e vetmja gjë që dëshiron të bëjë është të shesë akullore

Fitoi një yll Michelin, por e vetmja gjë që dëshiron të bëjë është të shesë akullore

4 September, 2025
Medvedev: Moska do sekuestrojë asetet britanike në Rusi dhe territoret e pushtuara ukrainase

Medvedev: Moska do sekuestrojë asetet britanike në Rusi dhe territoret e pushtuara ukrainase

4 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result