Inteligjenca britanike: Ofensiva ruse ka dështuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Inteligjenca e Britanisë së Madhe ka lëshuar përditësimin e fundit mbi luftën në Ukrainë, shkruan Sky News.

Sipas saj, është pothuajse e sigurt që Rusia ka dështuar në objektivin e saj për të rrethuar Kievin për shkak të pengesave të përsëritshme dhe kundërsulmeve të suksesshme nga forcat ukrainase.

“Rusia duke thënë se do të reduktojë aktivitetin rreth Kievit, mund ta pranojë se e ka humbur luftën aty”, thuhet më tej në njoftimin e inteligjencës.

Megjithatë, sipas inteligjencës britanike, ka të ngjarë që Rusia tani ta devijojë ofensivën nga veriu në rajonet Donetsk dhe Luhansk në lindje.

Share This Article