Inteligjenca britanike: Pushtimi rus ka ngecur në të gjitha frontet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ofensivat e Rusisë në Ukrainë kanë ngecur në të gjitha frontet, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në vlerësimin e saj këtë mëngjes.

Sipas saj se forcat ruse kanë “bërë përparim minimal në tokë, det ose ajër në ditët e fundit dhe ato vazhdojnë të pësojnë humbje të rënda”.

“Rezistenca ukrainase mbetet e palëkundur dhe e mirë-koordinuar. Shumica dërrmuese e territorit ukrainas, duke përfshirë të gjitha qytetet e mëdha, mbetet në duart e Ukrainës”, shton Ministria e Mbrojtjes.

Ushtria e Ukrainës thotë se përpjekjet e Rusisë tani kanë kaluar në sulme ajrore, bombardime dhe granatime të popullatës civile,  sepse ata kanë qenë “të pasuksesshëm” në operacionet e tyre tokësore.

Moska ka regjistruar vetëm rreth 500 vdekje të trupave deri më tani, por inteligjenca amerikane vlerëson se është gati 7,000 personel.

Share This Article