Inteligjenca britanike: Trupat ruse tërhiqen dhe nga veriu i Ukrainës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria britanike e Mbrojtjes bën me dije se ushtarët rusë tashmë janë tërhequr totalisht nga veriu i Ukrainës, duke u kthyer në Bjellorusi dhe Rusi.

Sipas të dhënave, këto njësi do të dërgohen në lindje të Ukrainës për të luftuar në Donbass. Por më parë forcat dhe mjetet do të furnizohen dhe riorganizohen përpara se të dislokohen në këtë zonë.

Ndërkohë, raportohet se në lindje të Ukrainës vijojnë bombardimet nga ana e Rusisë. Në orët e fundit, bëhet me dije se 5 shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në zonën e Odesës.

Share This Article