Intensifikohen punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-godina e Drejtorisë së Burgjeve në qendër të Tiranës është shembur për t’u hapur rrugë punimeve që po kryhen për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet mbrëmjen e së hënës, u shpreh se në këtë mënyrë të gjitha mjetet do të kalojnë përmes Unazës së Vogël të Tiranës, pa dëmtuar zonën e Pedonales apo Kalasë. 

Teatri Kombëtar është vërtet një bizhu për qytetin, por duhen marrë disa vendime që përputhen me rritjen e turizmit dhe të jetës së natës së qytetit. E gjithë zona e Kalasë, zona e Pedonales, ka pafundësisht jetë, përfshirë këtu edhe institucionet që kanë akses nga pedonalja “Murat Toptani”. Kemi vendosur që aksesin për kantierin e Teatrit ta kemi në rrugën e Unazës së Vogël të Tiranës,” tha zoti Veliaj.

Kryebashkiaku tha se ky është muaji kur Bashkia intensifikon punën në terren, e ndihmuar më së shumti edhe nga çlirimi i trafikut në Tiranë. 

Gushti do të jetë muaji më i ngarkuar për ne. Duke qenë se një pjesë e madhe e qytetarëve janë buzë detit, do të sigurohemi që t’i përfundojmë në verë gjithë këto kantiere, që kërkojnë hapje të mëdha të rrugëve, siç është kantieri i madh në Kinostudio, kantieri i Teatrit dhe i 10 shkollave të reja, që po përgatisim të vlojnë gjatë Gushtit, në mënyrë që kur qytetarët të kthehen nga pushimet, pjesa më e madhe e punimeve të ketë mbaruar,“ tha zoti Veliaj.

Projekti i Teatrit të ri Kombëtar është projektuar nga një prej studiove më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë.

Share This Article