Inter skeptik për rifillimin: protokolli konsiderohet i pa aplikueshëm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Inter Milan's Italian head coach Antonio Conte (C) talks with Inter Milan players during a training session on the eve of the UEFA Champions League group F football match Inter Milan vs SK Slavia Praha on September 16, 2019 at the training ground of Appiano Gentile, north of Milan. (Photo by Miguel MEDINA / AFP) (Photo credit should read MIGUEL MEDINA/AFP via Getty Images)

Protokolli për rifillimin e stërvitjeve kolektive vazhdon të prodhojë debat duke nisur nga dyshimet e ngritura mes klubeve të Serie A. Sipas asaj që filtron nga ambjenti zikaltër, Inter nuk është i bindur se mund të ndjekë në letër rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik Shkencor e të aprovuara nga Figc. Sipas shoqërisë janë shumë probleme në stërvitjet kolektive e shumë vështirësi logjistike për sa i përket grumbullimit të prekampionatit. Dokumenti konsiderohet i pa aplikueshëm e, nëse nuk do të rishihet, zikaltrit mund edhe të vendosin të mos nisin grumbullimin. Këtë pozicionim e ndajnë edhe klube të tjera të A.

Nga e hëna e 18 majit skuadrat mund të kthehen të stërviten në grupe në qendrat e tyre sportive, por duhet ta bëjnë duke ndjekur një linjë rigoroze sigurie, të hartuar nga ekspertët e Qeverisë e të aprovuar nga Federata. Vetëm pas dy javësh grumbullim të blinduar mund të ketë leje për ndeshjet, natyrisht me dyer të mbyllura. Lega Serie A ka gjetur 13 qershorin si data për rirfillimin e kampionatit.

Dyshime edhe për aplikueshmërinë e protokollit, që u shfaqën që ditët e kaluara: si nga ana e mjekëve socialë, ashtu edhe nga Shoqata Italianë e Futbollistëe.

Share This Article