Starmer thotë se është “gjithnjë e më e qartë” se “interesi kombëtar afatgjatë i Mbretërisë së Bashkuar kërkon partneritet më të ngushtë me aleatët tanë në Evropë dhe me Bashkimin Evropian”.
Mundësitë për të “forcuar sigurinë tonë dhe për të ulur koston e jetesës” janë “thjesht shumë të mëdha për t’u injoruar”, shton ai, duke njoftuar se një samit me partnerët e BE-së do të zhvillohet në të ardhmen e afërt.
Në javët në vijim, ai thotë se do të njoftojë një samit të ri me partnerët e BE-së, i cili do të krijojë partneritete në një “botë të rrezikshme”.
Kjo vjen pas kritikave të përsëritura të Donald Trump ndaj Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve evropianë në përgjigje të luftës.


