Interesim i jashtëzakonshëm për duelin me Ishujt Faroe, biletat e Kombëtares “avullojnë” për… 1 orë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Federata Shqiptare e Futbollit, nxori në shitje mbrëmjen e sotme biletat për duelin mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, që do të zhvillohet në datën 20 nëntor. Kjo përballje do të jetë e fundit në grup, teksa interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm, edhe pse përballë do të jetë skuadra e vendit të fundit.  

Vetëm 1 orë  pas daljes së biletave në shitje, ato kanë “avulluar” duke u shitur të gjitha, teksa të gjitha kategoritë ishin “Soldout”. Kujtojmë që çmimet e biletave varionin nga 3000 lekë më e lira, deri në 8000 lekë që është më shtrenjta. 

Forma e shkëlqyer që po kalon Kombëtarja, ka shtyrë tifozët kuqezinj që t’i mbështesin maksimalisht djemtë kuqezi, që do të kërkojnë që ndeshjen e fundit ndaj Ishujve Faroe ta kthejnë në një festë të vërtetë.  

Share This Article