Lautaro Martinez dhe Interi duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.
Kapiteni argjentinas kërkonte 10 milionë euro, ndërsa klubi ofronte 8 milionë euro dhe bonuse.
Megjithatë duket se rruga e mesme është idealja për palët dhe kjo do të thotë se Lautaro Martinez do të firmosë shumë shpejt kontratën e re deri në vitin 2029 me rrogën 9 milionë euro.
Pas takimit në Madrid përpara ndeshjes me Atletikon ka pasur bisedime të shumta nga ana e klubit me menaxherin e lojtarit për ta mbyllur këtë diskutim sa më shpejt të jetë e mundur.
Lautaro nuk ka asnjë ekip tjetër më mendje veç Interit prandaj pret thjesht finalizimin e çështjes.
Drejtuesit kanë vendosur edhe një datë për zyrtarizimin e kontratës dhe firmës së re në kontratë.
Sipas mediave italiane do të jetë pas përfundimit të kampionatit dhe përpara nisjes së lojtarit për në Argjentinë ku do të impenjohet për Kupën e Amerikës.
Interi kërkon që Lautaro të vijë në grumbullimin për sezonin e ardhshëm i karikuar dhe të mos ketë asnjë dyshim për vazhdimësinë e tij me kampionët e Italisë.
Lautaro Martinez dhe Interi kanë vendosur që në kontratën e re të mos ketë një klauzolë për largimin e tij.
Kjo do të thotë se çmimin e Lautaros në rast se do të ketë ndonjë kërkesë apo ofertë nga ekipe të tjera.
Argjentinasi e ka menduar gjithmonë Interin si një klub të madh dhe nuk ka asnjë qëllim për t’u larguar.
Për këtë arsye nuk ka qenë kurrë problem klauzola apo ofertat nga klubet e tjera.
Në këtë mënyrë Interi zgjidh një problem dhe pas rinovimit të Lautaros do të vijnë edhe të tjerët me radhë, trajneri Inzagi dhe Barela.
Zikaltrit duan të blindojnë lojtarët e rëndësishëm të titullit kampion për të nisur një cikël fitues dhe për të qenë dominues në Itali dhe për të synuar Champions-in.
Një zgjidhje do të jetë e qartë pas thuajse 10 ditësh kur edhe presidenti Zhang të ketë zgjidhur problemin e huasë me fondin “Oaktree”, e megjithatë, në ambientet interiste mbizotëron një klimë optimizmi në lidhje me pronarët që siç kanë bërë gjithmonë, kanë kryer me sukses detyrimet e tyre.