Interi e deklason Bolognan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Interi e ka harruar shpejt barazimin e javës së kaluar dhe është rikthyer te fitoret. Zikaltrit e kanë mposhtur Bolognan me rezultat të thellë 6:1, në kuadër të javës së katërt në Serie A.

Lautaro Martinez e hapi llogarinë e golave për vendasit në minutën e gjashtë, pas asistimit nga Dumfries.

Milan Skriniar realizoi golin e dytë në minutën e 30-të, kurse katër minuta më vonë Barella e trefishoi epërsinë.

Interi e vazhdoi “festivalin” e golave edhe në pjesën e dytë. Ishte Vecino që shënoi për 4:0 në minutën e 54-të.

Edin Dzeko realizoi dy herë tjera për rezultatin 6:0, kurse krejt çfarë bënë mysafirët ishte goli i nderit në minutën e 86-të.

Me këtë fitore, Interi merr pozitën e parë përkohësisht me 10 pikë. /

Share This Article