Interi e Juventusi kërkojnë shtyrjen e ndeshjes për Superkupë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Interi dhe Juventusi kanë kërkuar shtyrjen e ndeshjes për Superkupë të Italisë deri në fund të edicionit, pasi që prania e shikuesve u reduktua në 50 për qind të kapacitetit të stadiumit. Kështu ka shkruar të enjten sajti “football-italia”.

Kampioni i Italisë dhe fituesi i Kupës së Italisë tradicionalisht përballen me njëri-tjetrin në ndeshjen për Superkupë. Herën e fundit ballafaqimi i Superkupës u luajt në muajin gusht, para nisjes së edicionit.

Në vitet e mëhershme kjo ishte ndryshe, pasi luhej në dhjetor ose në janar. Këtë edicion është vendosur që Superkupa të luhet më 12 janar 2022.

Kërkesa për shtyrjen e këtij dueli është bërë për shkak të valës së re të koronavirusit, që ka kapluar Italinë, por edhe skuadrat në veçanti.

Tetë skuadra të Serie A i kanë pezulluar biletat për ndeshjet e ardhshme.

Përdorimi i vetëm 50% të kapacitetit të stadiumit u mohon klubeve të hyra prej 1.5 milionë eurove.

Share This Article