Interi e mposht Lazion, rikthehet në krye të Serie A

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Interi e ka mposhtur 2:1 Lazion me mund të madh të dielën, duke e zgjatur në tetë ecurinë e fitoreve të njëpasnjëshme në ligë, për t’u kthyer në krye të tabelës në Serie A.

Kampioni në fuqi, për të cilin kjo ishte ndeshja e parë në vitin 2022 pasi takimi i mesjavës me Bolognan s’u zhvillua shkaku i rasteve me Covid-19 në këtë të fundit, vuajti për ta tejkaluar një Lazio kokëfortë në Giuseppe Meazza.

Kjo fitore, e cila është e teta radhazi për skuadrën e Simone Inzaghit, bën që Interi ta tejkalojë rivalin Milan në krye të Serie A me një pikë më shumë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Zikaltrit tani kanë 49 pikë në vendin e parë, me Milanin që i ndjek nga pas me 48 dhe Napolin me 43 në vendin e tretë.

Lazio ngel e teta me 32 pikë, nëntë pikë larg top katërshes.

Interi e kishte gjithmonë në kontroll lojën por e lejoi Lazion të kërkojë golin e barazimit duke u tërhequr mbrapa në dhjetë minutat e fundit.

Alessandro Bastoni e kaloi Interin në epërsi pas gjysmë ore lojë, kur e mposhti portierin shqiptar Thomas Strakosha me një goditje të mrekullueshme jashtë zonës, pasi fillimisht Lautaro Martinezit iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.

Strakosha i bëri disa pritje fantastike gjatë kësaj pjese.

Një gabim në mbrojtjen e zikaltërve bëri që Ciro Immobile të shënonte për ta barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 35-të, me atë që ishte goditja e vetme e Lazios në portën e Interit gjatë kësaj pjesë loje.

Pas disa tentimeve dëshpëruese dhe pritjeve vendimtare të Strakoshës, Milan Skriniar e ktheu përfundimisht epërsinë e Interit duke shënuar me kokë pas një harkimi nga Bastoni në minutën e 67-të.

Nga ky çast, skuadra e Inzaghit luajti futboll më mbrojtës në përpjekje për ta ruajtur epërsinë dhe ia doli, pavarësisht disa rreziqeve nga djelmoshat e Sarrit në çerekun e fundit. 

Share This Article