Interi e shpalos fanellën e re për sezonin 2021/22

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Interi e ka shpalosur fanellën e parë për sezonin e ri 2021/22, me të cilat do t’i zhvillojë ndeshjet në shtëpi.

Fanella e re ka dizajn gjarpri dhe zikaltrit e kanë cilësuar si të duhurën për t’u përballur me sfidat e së ardhmes.

Interi e fitoi titullin në Serie A sezonin e kaluar pas një pritjeje prej 11 vjetëve me një fanellë me vija asimetrike dhe tani e ka zbuluar një dizajn tjetër të jashtëzakonshëm për fanellën e parë.

Fanella e re do të ketë vija në formë gjarpri dhe natyrisht emblemën e re të klubit.Reklamë

“Gjarpri e heq lëkurën, për t’u përballur më mirë me sfidat e reja. Ne e mirëpresim fanellën e re për sezonin 2021/22, fanella e parë me emblemën e re”, shkroi Interi në Twitter.

Share This Article