Mançester Siti nis aventurën në Champions si kampion në fuqi, ku në ndeshjen e parë do të presë Crvena Zvezdën. Trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola, kërkoi të largonte presionin nga skuadra e tij, duke thënë se është ende herët për të folur për mbrojtjen e titullit.
Gjithashtu spanjolli nuk i kurseu as elozhet për Interin, me të cilin u përballë në finale sezonin e kaluar.
Mbrojtja e Champions-it… më shumë presion?
Çdo sezon ne e nisim kompeticionin me qëllimin për të fituar ndeshjen e parë. Në fillim faza në grupe, më pas të fitojmë 1/8-at. Ne nuk kemi ndryshuar kur nuk kemi fituar. Ne jemi jashtë mase të lumtur për të mbrojtur këtë kurorë. Kompeticioni nuk të lejon të bësh gabime. Gjithmonë kemi qenë të fortë në shtëpi dhe nesër është hapi i parë.
Më të relaksuar pas fitimit të Champions-it?
E rëndësishme është që lojtarët nuk ndihen të relaksuar. Nëse bordi është i qetë atëherë është mirë, pasi ata nuk shënojnë gola. për klubin tonë që të fitonim Ligën e Kampionëve ishte diçka e mrekullueshme.
Finalja në “Wembly”?
Nuk e mendoj. Duhet fituar njëherë ndeshja e parë. për finalen mendohet gjatë çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve. Deri atëherë është një kohë e gjatë.
Kujtime nga Stambolli?
Nuk e kam parë më ndeshjen. Shikoni se çfarë ndodhi me skuadrën që ne e mundëm. Kampionati italian, derbi i fituar 5-1. Kisha një ndjesi që ishte një skuadër mjaft e fortë. Ata e provuan këtë gjë, duke na e bërë të vështirë. Fitorja erdhi sepse monedha ra në favorin tonë. mendoj se Interi është një kandidat për t’u rikthyer në finale. Unë preferoj të mund skuadra të ndryshme. Finalja ishte vërtet konkurruese.
Pritjet e Edersonit në finale?
Kam shumë kujtime kur Edersoni priste. Dhe kundërshtarët bënë pritje të mira. Për ne, Ederson është një lojtar kyç.
Situata me dëmtimet?
Po bëhen më mirë, por nuk janë gati për nesër (Kovaçiç dhe Grilish). Shpresojmë të rikthehen për Notinghemin ose ndeshjet pasardhëse. Na duhet Xheku që të konkurrojë me Dokun.
Trajneri i Crvena Zvezdës?
Sezonin e kaluar ishte trajneri i Makabi Haifës dhe ata kishin një grup të vështirë kundër PSG-së. Kam parë pak se çfarë bëri ai me Makabin kundër Mbapes dhe Mesit. Jemi të impresionuar nga kurajë dhe trimëria. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh, nesër do të jetë e afërsisht e njëjta gjë.