Interi fiton aktin e parë në derbin e Champions, Milani inekzistent

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Interi ka hedhur një hap të sigurt për në finalen e Champions League, teksa ka mposhtur 2-0 Milanin në ndeshjen e parë të gjysmëfinales.

Zikaltrit e nisën takimin me një ritëm të lartë, ndërsa kuqezinjtë u tregun tejet të përgjumur dhe pësuan dy gola të shpejtë, fillimisht me Xhekon dhe më pas me armenin Mikitarian.

Minutat në vijim, deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit, ishin thuajse të njëjtat. Interi u mbrojt mirë dhe tentoi të rrezikonte me kundërsulm, ndërsa Milani nuk arriti thuajse në asnjë moment të rrezikonte portën kundërshtare.

Tashmë, me dy gola diferencë, skuadra e Inzagit shkon tejet e qetë në ndeshjen e kthimit të së martës së ardhshme.

Share This Article