Interi gjen portierin, paguan 6 milionë euro

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Interi më në fund ka gjetur pjesën që i mungonte në këtë merkato vere…portierin.

Pas largimit të Onanas te Manchester United për 60 milionë euro sigurimi i një gardiani të ri ishte bërë emergjencë për zikaltrit.

Sipas mediave italiane, zgjidhja është gjetur në Gjermani dhe ai është Ian Somer, i cili nuk la përshtypje të mira për kohën që luajti te Bayern Munchen.

Ausilio dhe Marota kanë bindur Bajernin dhe kanë mbyllur gjithçka sa i përket lëvizjes së portierit zvicerian për 6 milionë euro, pa paguar klauzolën.

Futbollisti do të udhëtojë drejt Milanos për të kryer vizita mjekësore dhe pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Share This Article