“Nerazzurri” e fituan titullin e 19-të të kampionit në Serie A, i dhanë fund pritjes prej 11 vjetësh.
Interi i ka dhënë fund dominimit të Juventusit në Serie A.
“Nerazzurri” më në fund e fituan titullin e kampionit në Itali pas 11 vjetësh pritjeje.
Të drejtuar nga trajneri Antonio Conte, Zikaltrit e siguruan titullin e 19-të në histori katër xhiro pa përfunduar sezoni.
Interi e mbylli seonin 2020/2021 si lider me 91 pikë, 12 më shumë se i dyti në tabelë, Milani.
Ky ishte trofeu i 31-të në total në Itali për “Nerazzurri”, përfshirë këtu 19 tituj kampioni, 7 Kupa të Italisë dhe 5 Superkupa të Italisë.
I udhëhequr nga i pandalshmi Romelu Lukaku, Interi e pati një sezon të jashtëzakonshëm.
Trajneri Conte e komponoi një ekip të shkëlqyeshëm dhe formacioni i tij 3-5-2 i solli frytet e tij.
Ndërkohë, Juventusi u ngushëllua duke e fituar Kupën e Italisë.
Në finale të Coppa Italia, “Bianconeri” e mundën Atalantan me rezultat 2:1.
Golat e Dejan Kulusevskit dhe Federico Chiesas ishin vendimtarë në fitoren e Juves.