Interi mund Milanin, kualifikohet në finalen e Champions League

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Interi është ekipi finalist i parë i Ligës së Kampioneve për sezonin 2022/2023. Zikaltrit eliminuan Milanin me rezultatin e përgjithshëm 3-0 ne gjysmëfinalen e kompeticionit. Sfida e parë përfundoi 2-0 në favor të ekipit të Inzagit, kurse e dyta me Interin pritës, 1-0.

45 minutat e para ishin të luftuara mes të dyja ekipeve. “Djalli” rrezikoi në disa raste. Por Interi u tregua i kujdesshëm dhe shfrytëzoi rastet. Në minutën e 74’, Lukaku dha një asist për Lautaro Martinezin, që realizoi me të majtën.

Ekipi i Inzagit rikthehet në finale 13 vite pas suksesit të Madridit. Zikaltrit do të përballen më 10 Qershor në Stamboll me fituesin e çiftit Mançester Siti-Real Madrid.

Share This Article