Interi synon Kumbullën si zëvendësues të Godinit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Db Trento 04/08/2019 - amichevole / Spal-Hellas Verona / foto Daniele Buffa/Image Sport nella foto: Marash Kumbulla

Interi mund të vendosë ta lë të lirë Diego Godinin në fund të sezonit, dhe atë ta zëvendësojë me mbrojtësin shqiptar, Marsh Kumbulla, raportojnë mediat italiane.

Godini iu bashkua Interit në verën e kaluar si transfer i lirë nga Atletico Madridi, megjithatë raportohet se ai nuk ka arritur të adaptohet në Milano, dhe dëshiron rikthimin në Spanjë.

Ai ka pasur rotacione nga trajneri Antonio Conte, dhe pavarësisht se ka luajtur rregullisht në ndeshjet e Kupës, ai këtë sezon ka vetëm 12 paraqitje si titullar.

Il Corriere dello Sport raporton se Kumbulla shihet si zgjidhje ideale nga Interi për të forcuar vijën e fundit.

Mbrojtësi shqiptar ka qenë në një formë të jashtëzakonshme te Verona, dhe ishte shumë afër kalimit te Napoli në afatin kalimtar të janarit.

Për 20 vjeçarin raportohet se Interi është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro.

Share This Article