Interi triumfon ndaj Arsenalit në Champions, fiton Bayern, Barcelona nuk fal

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këtë të mërkurë u zhvilluan disa ndeshje të xhiros së katërt të Champions League.

Interi triumfoi 1-0 ndaj Arsenalit, në takimin e luajtur në “San Siro”.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me zikaltërit që “flirtuan” me golin e avantazhit që në minutën e dytë, por vetëm traversa i ndali. Me kalimin e minutave, mysafirët nga Londra filluan të dilnin në lojën e tyre, teksa krijuan disa raste shënimi. Në minutën e 28-të, të besuarit e Artetës pretenduan penallti, por arbitri nuk mendoi kështu.  Interi realizou me Çalhanoglu në fundin e pjesës së parë, me rezultatin që mbeti i pandryshueshëm deri në fund, pavarësisht presionit të Arsenalit.

Në ndeshjet e tjera, Bayerni kaloi pengesën e Benficës falë fitores 1-0. Barcelona nuk hasi vështirësi ndaj Crvena Zvezdës, pasi e mundi 2-5. PSG pësoi disfatë 1-2 në shtëpi ndaj Atletiko Madrid.

Share This Article