Interpol lëshon alarm global, thotë se grupe kriminale po bëjnë oferta mashtruese për vaksinat Anti-COVID

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Interpol ka lëshuar një alarm global se grupe të organizuara kriminale janë duke provuar për të mashtruar qeveritë e shteteve gjithandej botës duke u bërë oferta të rreme rreth vaksinën kundër COVID-19.

Në paralajmërim thuhet se janë 60 raste në 40 vende gjithandej botës, ku individ brenda Ministrive të Shëndetësisë dhe nëpër spitale kanë pranuar oferta për shpërndaje të vaksinave nëpër vendet e tyre, transmeton Klankosova.

Ata pretendohet se përfaqësojnë një prodhues vaksinash ose agjenci qeveritare që lehtëson shpërndarjen e vaksinave.

Mashtruesit thuhet se synojnë llogaritë personale dhe e-maila të blerësve potencial dhe po ashtu edhe kontakte përmes telefonit.

Share This Article