Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një intervistë ekskluzive për Alb Uk Tv, të realizuar nga Ian Pelham Turner, president nderi i Alb Uk Tv, ka folur për gjendjen politike në Shqipëri dhe kalimi i saj nga sistemi komunist në atë demokratik.
Lideri i Lëvizjes Studentore, që i dha grushtin fundit sistemit komunist në Shqipëri, ka theksuar se Shqipëria për shumë vite kishte një regjim totalitar, ndërsa në politikë ka ardhur nga një profesion tjetër, atë të mjekut.
Ai ka theksuar se idoli i tij ishte ish-disidenti dhe fizikani bërthamor Andrei Sakharov. Ai thotë se njëra nga arsyet pse e ka dashur Sakharovin, ishte se ai nuk vinte nga politika, por nga shkenca, dhe arsyeja e dytë, ishte se ai kurrë nuk e la vendin e tij, për të shkuar një vend tjetër, por luftoi në mënyrën e tij.
Z. Berisha ka kujtuar ditët e “revolucionit studentor”, të cilin e quajti “një revolucion real”.
Berisha ishte njëri nga liderët e qëndresës studentore së bashku me Azem Hajdarin dhe shumë liderë të tjerë të asaj kohe.
Berisha në intervistë, po ashtu ka fol për gjendjen e tanishme politike në Shqipëri, për kahet negative që ka marr vendi, për domosdoshmërinë e largimit të qeverisjes së tanishme dhe për shumë çështje tjera.
Dëgjojeni intervistën e plotë të Berishës: