Intervista e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për Alb Uk Tv

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u prononcua për televizionin Alb Uk Tv nga Britania e Madhe, ku foli për ecurinë pozitive të Reformës në Drejtësi dhe nënvizoi përpjekjet e Qeverisë shqiptare për luftën kundër korrupsionit. 
Ministrja e Drejtësisë tha se Task Forca Antikorrupsion në vetëm pak muaj ka marrë rreth 500 masa disiplinore ndaj punonjësve të administratës publike, të cilët kanë abuzuar gjatë ushtrimit të detyrës si dhe ka kallëzuar në prokurori 36 persona.
Gjithashtu Gjonaj theksoi se 50 % e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar vetingut, janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë përgjithmonë. 
Ministrja Gjonaj po ashtu tha se sistemi i ri i drejtësisë do të ketë impakt pozitv në shumë sektorë, e do të eleminojë disa fenomene negativ të mbartur nga e kaluara, si korrupsioni, krimi i organizuar dhe trafiqet e paligjshme.

Alb Uk Tv është televizioni i parë shqiptar në Britaninë e Madhe.

Intervista e plotë e ministers Gjonaj:

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply