Intervista/ Linda Rama flet për familjen, distancën me pushtetin dhe reformat e fundit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Newsbomb.al

Në numrin e gushtit të revistës Newsbomb.al, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ka dhënë një intervistë ekskluzive ku ndan reflektime të rralla mbi jetën familjare, rolin e saj publik dhe zhvillimet aktuale në vend.

Linda Rama zbulon se është bërë gjyshe për herë të dytë, pas lindjes së Rui, vajzës së vajzës së saj, Rea.

Zaho, Avi dhe Rui janë tre zogj, që, kur jemi së bashku, na mbështjellin me një larmi të hatashme zërash e tingujsh, të qarash e të qeshurash, zënkash, ngacmimesh e përqafimesh fëminore,” shprehet ajo, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe familjare.

Në intervistë, Linda Rama thekson se ka ruajtur një “distancë higjienike” nga pushteti, duke refuzuar çdo përpjekje për ta pozicionuar si pjesë të zyrës së kryeministrit.

I kam bërë ballë çdo keqkuptimi kur njerëz të afërt a të panjohur më janë adresuar si pëshpëritëse në veshin e tij,” thotë ajo.

Ajo ndalet edhe te reagimi ndaj një letre të dërguar nga deputetë të opozitës në institucionet ndërkombëtare, ku kërkohej përjashtimi i saj nga angazhimet akademike për shkak të lidhjes familjare me kryeministrin.

Në atë moment, pushteti për t’u luftuar nuk ishte Edi me të vetët, por isha unë dhe studimet e mia,” shprehet Linda Rama.

Si eksperte e shoqërisë civile, Linda Rama ndan mendimin e saj mbi disa nga debatet më të diskutuara të kohëve të fundit, përfshirë prishjet e ndërtimeve pa leje në sezonin turistik, shkarkimet e drejtorëve në bashki dhe ndërhyrjet e ekzekutivit në pushtetin vendor. Ajo komenton edhe debatin viral mes një shitëseje dhe një inspektori tatimor, si dhe sjelljet e bashkëshortit të saj në arenën ndërkombëtare.

Kjo është hera e parë pas 12 vitesh që Linda Rama pranon të jetë pjesë e një kopertine reviste, duke sjellë një rrëfim të balancuar mes jetës private dhe angazhimeve publike.

Share This Article