Analisti britanik, Gabriel Partosh, në një intervistë për Alb Uk TV në Angli komentoi vendimin e Britanisë së Madhe për të mos lejuar Sali Berishën të hyjë në këtë vend.
Ai tha se ky vendim nuk ka lidhje me korrupsionin.
Partosh tha se SHBA dhe Britania e Madhe janë më të shqetësuar për stabilitetin në rajon.
Sipas tij, Berisha është shprehur hapur kundër Ballkanit të Hapur dhe po përdor retorikë anti-serbe.
Partosh tha se kjo goditje e favorizon kryeministrin Edi Rama, por shtoi se nuk e di deri në çfarë shkalle.
Sipas tij, në atë listë mund të ketë edhe emra nga socialistët, mes tyre edhe ish-ministra.