• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Intervistë e Leka Zogut në 1989/ Flet për monarkinë, diktaturën dhe Kosovën

Intervistë e Leka Zogut në 1989/ Flet për monarkinë, diktaturën dhe Kosovën

by albnews
5 May, 2021
in Albania
0
1
VIEWS

“DTIC – Defense Technical Information Center” ka botuar, me 19 gusht 1989, në faqet n°1 dhe 3, një intervistë ekskluzive të Leka Zogut I, të zhvilluar asokohe në Paris, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Intervistë me Leka I, djalin e Zogut, mbretit të fundit shqiptar, nga Jean-Christophe Servant, në Paris, në Prill 1989: “Mbretëria Fantazmë e Leka I”]

A do të na jepni një koment të shkurtër për 50 vitet që keni kaluar në mërgim?

Leka: Unë kam lindur në Shqipëri dhe kur trupat italiane pushtuan vendin, babai im më dërgoi mua, nënën time dhe motrat e tij në Greqi. Ai më vonë u bashkua me ne dhe ne udhëtuam së bashku për në Turqi. Tre muaj më vonë, shkuam në Bullgari. (Princi Kryeziu u përfshi për pak kohë në bisedë – “Turqi, Rumani, Poloni, ne udhëtuam nëpër Evropë, pasi që Italianët donin të kapnin mbretin”.) Më vonë, ne kaluam nëpër vendet Balltike dhe më në fund erdhëm në Francë, ku qëndruam deri në pushtimin e saj. U larguam nga Parisi 8 orë para se gjermanët të hynin në të. Ne lundruam për në Angli, ku jetuam deri në fund të luftës me anijen e fundit nga Saint Jean de Luz. Më vonë shkuam në Egjipt, por në 1954 erdhëm në Francë ku jetuam për vite në Kanë, në Paris, ku babai im vdiq në 1961. Në 1962, ne u zhvendosëm në Spanjë dhe jetuam atje deri në vitin 1979. Nëna ime ka mbetur në Madrid, ku jeton tani, por ne u transferuam në Rodezia dhe më pas në Republikën e Afrikës së Jugut, ku kemi jetuar 10 vitet e fundit.

Si jeton një mbret pa mbretëri?

Leka: Ka shumë shqiptarë jashtë Shqipërisë dhe ne mbajmë marrëdhënie shumë të ngushta me një pjesë të madhe të diasporës. Gjithashtu me njerëz brenda vendit. Mirëmbajtja e këtyre lidhjeve kërkon shumë kohë, natyrisht. Shqetësimi i përditshëm me ato kontakte, takime, udhëtime për bisedime, gjithçka më mbush ditët pothuajse tërësisht.

A keni pasur shpesh rast të udhëtoni në Evropë?

Leka: Parisi është pika jonë kryesore në Evropë. Këtë qendër e kemi këtu e cila është në pronësi të ndihmësit tim, Kapiten Spagnia-s, dhe vijmë shpesh. Unë shkoj në udhëtime nga këtu, ato janë të nevojshme për të mbajtur kontaktet e mia me komunitetet e emigrantëve shqiptarë, për shembull, me atë në Belgjikë, ku jetojnë 60,000 shqiptarë, dhe gjithashtu në Amerikë…

A mbani marrëdhënie me familjet mbretërore?

Leka: Ne mbajmë kontakte me të gjitha familjet mbretërore. Ne korrespondojmë. Sidomos me familjen mbretërore belge : Mbreti Baudouin është kumbari i djalit tim dhe ne kemi marrëdhënie vërtet të mira me familjet në pushtet dhe presidentët e vendeve arabe. Por meqenëse monarkia jonë u vendos nga vetë populli shqiptar, dhe meqenëse ne jemi një dinasti që ekziston vetëm që nga viti 1928, ne nuk kemi lidhje familjare me shtëpitë mbretërore Evropiane.

Pse ju është revokuar viza belge kohët e fundit?

Leka: Na thanë që ishte për shkak të vizitës së ardhshme zyrtare të sekretarit të jashtëm jugosllav. Unë nuk dëshiroj të kem ndonjë grindje me Belgjikën. Unë tashmë kam thënë që ne ushqejmë miqësi të thellë dhe të ngushtë me mbretin Baudouin. Por doli që shqiptarët që jetonin në Belgjikë po përgatisnin një festim të një përvjetori pak para se ato ngjarje të shpërthenin në Kosovë. Është, natyrisht, detyra ime të paraqes veten si mbreti i të gjithë shqiptarëve nëse ata e dëshirojnë atë, por qeveria belge u shqetësua për këtë arsye dhe vendosi të revokojë vizën time. Në fakt, ata donin të ma jepnin me kusht që të mos bëja deklarata politike, të cilat nuk isha në gjendje t’i pranoja.

A i keni parashikuar ngjarjet në Kosovë dhe a keni ndonjë zgjidhje për atë konflikt?

Leka: Situata në Kosovë mund të ishte parashikuar rreth 20 vjet më parë. Kur u larguam nga Evropa në 1979, ishte tashmë e qartë se Kosova do të rebelohej, gjë që në fakt ndodhi në vitin 1981. Shqiptarët thjesht nuk mund t’i kishin lejuar serbët të bënin atë që bënë në Kosovë pa reaguar. Ju siguroj që shqiptarët nuk do të dorëzohen lehtë. Ata do të vazhdojnë luftën në Kosovë derisa të pranohen të drejtat, kombësia dhe traditat e tyre.

A mendoni se shqiptarët e mbajnë ende mend Mbretin Zog pas katër dekadave të socializmit të Enver Hoxhës ?

Leka: Mendoj se kujtimet e kohës së tij janë shumë të forta. Shqipëria ka kaluar kaq shumë nën regjimin e tanishëm në Tiranë, sa kujtimi i lirisë që ajo kishte gjatë qeverisjes së babait tim është sigurisht shumë i fortë. Socializmi nuk më shqetëson mua, nuk ka shqetësuar kurrë askënd, por sjellja e regjimit komunist atje na shqetëson. Pak para se të largohesha nga Spanja, një gazetar komunist më pyeti: “Nëse ktheheni në Shqipëri dhe merrni pushtetin, çfarë do të bëni me komunistët?” Unë iu përgjigja: “Unë nuk kam asgjë kundër komunistëve, por a do të vazhdojnë shqiptarët t’i durojnë?”

Pra, ju shpresoni se do të ktheheni në Tiranë një ditë?

Leka: Sigurisht, unë do të doja të kthehesha në Shqipëri një ditë, ose si një qytetar i zakonshëm ose sepse jam i nevojshëm atje. Nuk do të kishte vështirësi në zgjidhjen e situatës. Do të ishte e mjaftueshme për të hequr frikën e tanishme të autoritetit, për t’i dhënë fund terrorit, dhe kjo me siguri do të sillte përparim.

Nëse ktheheni në Shqipëri, çfarë lloj monarkie të rinovuar do të krijonit?

Leka: Monarkia jonë ishte kushtetuese. Kjo është një nga monarkitë më të reja, Kushtetuta jonë daton nga viti 1928, dhe madje edhe atëherë u konsiderua shumë progresive. Pra, nëse njerëzit vendosin të rikthejnë monarkinë, atëherë ajo do të vendoset në Kushtetutën e vitit 1928.

A keni pasur rastin të takoheni me përfaqësues të qeverisë shqiptare gjatë viteve në mërgim?

Leka: Si rregull, kur hyja në vendin ku kishin qenë, ata largoheshin nga dera tjetër. Nuk e di pse, mbase i shqetësoj, por nuk më shqetëson. Unë jam i gatshëm për bisedë, meqënëse në fund për rebelët shqiptarë, unë jam mbreti i tyre, dhe ata janë populli im.

A nuk keni përshtypjen se njerëzit ju shohin më shumë si një figurë ekzotike sesa si një mbret?

Leka: Kjo varet nga media. Shqiptarët janë një popull i vogël dhe ata më njohin shumë mirë, ata gjithashtu e dinë shumë mirë në çfarë besoj. Kjo është arsyeja se pse është e rëndësishme se çfarë pamjeje krijojnë rreth meje mediat botërore, pasi kjo nuk do të ndryshojë sjelljen e qeverisë shqiptare. Krijohet në zyrat qeveritare.

Disa vite më parë, ju u akuzuat për trafik armësh.

Leka: Ato thashetheme kanë qarkulluar për një kohë të gjatë, jo vetëm në lidhje me tregtinë e armëve, por edhe të drogës dhe grave. Akuzat janë një sulm i pastër ndaj personit tim, pasi është shumë e lehtë të bësh akuza si ajo e dikujt që nuk ka asnjë mënyrë për të mbrojtur veten. Unë kurrë nuk kam tregtuar armë. Sigurisht, nuk ka tym pa zjarr; domethënë e vërteta është se për një kohë bleva armë për çetat tona, për rezistencë, e kështu me radhë Nëse dikush dëshiron ta quajë atë tregtim të armëve, kështu qoftë. Kur kjo është e nevojshme për ne, për njerëzit tanë, unë e bëj atë. Por për ta bërë atë për të fituar, kurrë.

A do të thotë kjo se keni një lloj ushtrie personale?

Leka: Ne jemi përpjekur gjithmonë të krijojmë forca ushtarake në mënyrë që të mund t’i ndihmojmë forcat brenda vendit.

A janë këta njerëz të trajnuar dhe të gatshëm për ndërhyrje?

Leka: Lehtë, lehtë! Ata stërviten prej vitesh, në shumë vende…

Dhe sot ata janë gati të bëjnë diçka?

Leka: Shpresoj që po.

A e dinë njerëzit në Kosovë për ftesën tuaj për të ngritur një konfederatë ballkanike që do të përfshinte një Shqipëri të bashkuar etnikisht?

Leka: Po, kjo është shumë e njohur. Por ne nuk po lëshojmë një thirrje për armë, pasi që në këtë pikë nuk dëshirojmë ta shkatërrojmë Jugosllavinë. As në të ardhmen, nëse mund ta shmangim atë. Ne preferojmë të negociojmë. Por nëse serbët vazhdojnë të heqin edhe ato pak të drejta që shqiptarët në Kosovë kanë tani, do të jetë e nevojshme të ndërmerren edhe forma të tjera të veprimit.

Previous Post

Akullnaja e zbuluar në Mars

Next Post

Basha pas takimit me Varhelyi: PD do të vazhdojë betejën për të kthyer demokracinë në Shqipëri

albnews

albnews

Related Posts

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE
Albania

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

9 May, 2025
PD nxjerr emra, denoncon shkelje masive në procesin zgjedhor
Albania

PD nxjerr emra, denoncon shkelje masive në procesin zgjedhor

9 May, 2025
VIDEO/ U përplas me shtyllën në mes të rrugës, momenti kur rrëzohen 3 çiklistë në Tiranë në etapën e parë të Giro d’Italia
Albania

VIDEO/ U përplas me shtyllën në mes të rrugës, momenti kur rrëzohen 3 çiklistë në Tiranë në etapën e parë të Giro d’Italia

9 May, 2025
Next Post
Basha pas takimit me Varhelyi: PD do të vazhdojë betejën për të kthyer demokracinë në Shqipëri

Basha pas takimit me Varhelyi: PD do të vazhdojë betejën për të kthyer demokracinë në Shqipëri

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

9 May, 2025
Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

9 May, 2025
Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

9 May, 2025
Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2376 shares
    Share 950 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM