Investigimi i BBC/ Sa ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Që nga fillimi i luftës, BBC ka ndjekur dhe verifikuar të gjitha raportet për humbjet mes trupave ruse që luftojnë në Ukrainë. Këtu bëjnë pjesë njoftimet zyrtare, raportet e mediave lokale si dhe rrjetet sociale, por edhe duke folur me të afërmit e ushtarakëve rusë.

Deri në këtë moment BBC News Russian ka mundur të verifikojë vdekjen e 2 336 ushtarakëve rusë në luftë. BBC thotë se mund të japë emrat e tyre, gradat dhe njësitë ushtarake ku kanë shërbyer.

Kjo është gati dyfishi i shifrës së fundit zyrtare të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes ruse në mars. Ka të ngjarë që shifra reale e humbjeve të ushtrisë ruse në Ukrainë të jetë shumë më e lartë nga sa ka mundur BBC të përcaktojë. Por analiza e këtyre të dhënave ndihmon për të parë tendencën e asaj që po ndodh me ushtrinë ruse.

Gati 20% e të gjitha viktimave të konfirmuara ushtarake janë oficerë. Ky raport ka mbetur i pandryshuar për 3 muajt e fundit. Ekspertët thonë se oficerëve rusë mund t’u duhet të rrezikojnë më shumë në vijën e frontit për shkak të problemeve të vazhdueshme me komunikimin.

Mbi 25% e të gjitha humbjeve janë parashutistë dhe marinsa. Këto njësi përdoren shpesh në operacionet e zbulimit. Megjithatë, ata shpesh nuk marrin mbështetje të mjaftueshme operacionale dhe mundësi evakuimi për të plagosurit.

Shumica e viktimave, të konfirmuara nga BBC, vinin nga rajonet më pak të zhvilluara dhe të privuara ekonomikisht të Rusisë. Ka vetëm 3 vdekje të konfirmuara të ushtarakëve nga Moska edhe pse kryeqyteti përbën pothuajse 9% të popullsisë ruse. Autoritetet ukrainase tani thonë se janë vrarë rreth 27 mijë ushtarë rusë.  

Share This Article