Investimet e huaja në Shqipëri 8.3 miliardë euro për tre vjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kosova është investitori më i rëndësishëm në Shqipëri mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me 84 milionë euro, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 33 milionë euro dhe Serbia me 24 milionë euro.

Investimet nga Mali i Zi dhe nga Bosnja kanë vlera të papërfillshme, me gjithsej 3 milionë euro. Shifrat janë bërë publike nga Banka e Shqipërisë, shkruan sot “Koha Ditore”. Mbështetur në të dhënat e BSH-së, në fund të muajit shtator investimet nga vendet e Ballkanit Perëndimor kishin vlerën e 144 milionë eurove.

Kjo shumë përbën vetëm 1.7% të stokut të investimeve të huaja. Ndërkohë që ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 10,3 % të ndërmarrjeve të huaja në Shqipëri.

Banka e Shqipërisë raporton se vlera e investimeve të huaja në Shqipëri në tre vjetët e fundit, përkatësisht deri në fund të shtatorit 2019 arriti në 8.3 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë, totali i investimeve të huaja në Shqipëri është rritur me rreth 1 miliard euro.

Share This Article