“Investimi i Malltezit ishte ndikimi te pushteti”/ Ndërtuesi e nxjerr zbuluar: Nuk hodhi asnjë lekë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Berisha më ka bërë presion perosnazlisht, djali Berishës personalisht, Tonin Vocaj, e në krye Agron Kulici”

inalizimi i planit për ndërtimin e kullave vijoi me krijimin e shoqërisë “Homeplan” ku Jamarbër Malltezi figuronte 35 % aksioner. Në fakt, në dëshminë e ndërtuesit Fatmir Bektashi, zbulohet e gjithë skema që tregon se Malltezi nuk kishte investuar në ndërtimin e 17 pallateve.

“Kjo gjë mbështet në vetë deklarimin e shtetasit Fatmir Bektashi I cili këmëngul që shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja nuk kanë investuar, duke nënkuptuar investime për ndërtime që është edhe llogjika e krijimit të shoqërisë Homeplan”.

‘Por unë kam denoncuar e më ka bërë kundër denoncim Xhim Begeja ku do fshihet që më ka thënë duke rahur gjoksin, jam daja i Abi Malltezit, Malltezi rri në shtëpinë time, Berisha është pas pronave familja Berisha’ u shpreh ish-presidenti i Partizanit, Paro Laci
SPAK arrin në konkluzionin se në të gjithë këtë sipërmarrje, Jamarbër Malltezi ka përfituar 5.4 milionë euro pa investuar asgjë. Ai e ka përfituar shumën e parave si divident, nga ortakëria në kompaninë “Homeplan”. Investimi i vetëm i tij sipas prokurorisë është ndikimi për të siguruar truallin. Malltezit i janë sekuestruar shumat e parave, 16 prona dhe 3 kompani. Mes pronave të skeuestruara, përfshihen Vila në Gjirin e Lalzit ku shpesh kalon fundjaavat ish kryeministri Sali Berisha si dhe apartamenti ku ai banon në rrugën “Mustafa Matohiti”.

Referuar dosjes hetimore, në zbuluam më sipër të tjerë ish ministra e zyrtarë që kanë favorizuar procedurën e privatizimit të aseteve në fjalë. Mbetet të shihet nëse do të ketë të tjerë të akuzuar. Së fundi, ish presidenti i Partizanit Paro Laçi, ka dëshmuar në SPAK ku ka kallëzuar disa emra konkretë.

Share This Article