Investimi tek shëtitorja e plazhit në Durrës| Çahet mbulesa e sipërme e tendës prej hekuri, qytetari: U prish ende pa përfunduar (VIDEO)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Investimi në shëtitoren e Plazhit ka filluar të shfaqë problemet e para.

Sikundër duket nga video amatore e dërguar nga një qytetar, mbulesa e sipërme e tendës prej hekuri ka filluar të griset, si pasojë e erës së fortë.

Lungomare e Durresit. Akoma pa u perfundu, u prish Tenda e Rames”, shkruan qytetari, që preferon të mbetet anonim.

Një dëshmi e një investimi jo të mirëplanifikuar, duke marrë parasysh se tenda është ngritur aty ku era e detit e “rreh” lehtësisht, apo thjeshtë pasojat e një moti të keq?

Në të dyja rastet, ndërhyja është mëse e nevojshme, për panoramën që ofron qyteti që tashmë po sheh turizëm përtej çdo sezoni.

Share This Article