Inxhinierët kinezë zbuluan të enjten një pus të ri super të thellë që do të gërmojë shumë në koren e Tokës.

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gropa do të arrijë 10,520 metra në tokë në pellgun e Sichuan në Kinën jugperëndimore, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua. Rajoni është një zonë kryesore për prodhimin e gazit dhe inxhinierët pritet të gjejnë atje një rezervë gazi natyror.

Nëse kjo realizohet, ai do ishte një nga puset më të thella të bëra nga njeriu në botë. Megjithatë, nuk do ishte më i thelli, kjo sepse rekordi qëndron në Rusi, një projekt shpimi shkencor i epokës sovjetike që mori 20 vjet për t’u përfunduar dhe shkoi në 12,262 metra.

 Këto vrima tepër të thella shtrihen më shumë se mali Everest me përmasa nga lart poshtë.

Njerëzit kanë arritur në Hënë, por kur vjen puna për të eksploruar tokën thellë nën këmbët tona, ne kemi “gërvishtur” vetëm sipërfaqen e planetit tonë. Shpimi i thellë i lejon shkencëtarët të mësojnë më shumë se si u formua Toka me koren që vepron si një afat kohor gjeologjik i formimit të botës.

Share This Article