ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku 2 hours ago
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri 3 hours ago
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës? 3 hours ago
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses 7 hours ago
Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Inxhinieri bërthamor ukrainas tregon kushtet brenda uzinës Zaporizhzhia

albnews by albnews
27 August, 2022
in Bota
0
Inxhinieri bërthamor ukrainas tregon kushtet brenda uzinës Zaporizhzhia
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një inxhinier që punon nën pushtimin rus që nga 4 marsi në termocentralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhia (ZNPP) i tha Zërit të Amerikës se forcat ruse kanë vendosur artileri dhe raketa brenda dhe rreth sipërfaqes së uzinës dhe kanë kryer vetë shpërthime pranë uzinës në një përpjekje të dukshme për të diskredituar ushtrinë ukrainase.

Dëshmia e inxhinierit, identiteti i të cilit nuk po publikohet, pasi forcat ruse mund të hakmerren ndaj tij, mbështet pretendimet e qeverisë ukrainase se është vetë Rusia përgjegjëse për shpërthimet në zonën e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë. Zyrtarët rusë kanë thënë vazhdimisht se shpërthimet janë rezultat i zjarrit të artilerisë ukrainase.

RelatedPosts

SHBA-të shpallin katër grupe të majta evropiane si organizata terroriste

SHBA-të nisin “Shtizën e Jugut” kundër narkotikëve venezuelianë

Detajet e reja tronditëse nga ‘Sniper Safari’ në Bosnjë

Ndërkohë po zhvillohen negociata, që inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) të kenë qasje në uzinë për të përcaktuar rrezikun e një aksidenti katastrofik. Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Mariano Grossi tha këtë javë se ai shpreson të përfundojë së shpejti negociatat me të dy vendet mbi hollësitë e një vizite inspektimi.

Intervista me inxhinierin, banor prej shumë kohësh në qytetin Enerhodar, ku ndodhet uzina, u zhvillua përpara se kompania shtetërore e Ukrainës, Energoatom, të njoftonte të enjten se zjarret në një fabrikë aty pranë me qymyr kishin ndërprerë linjën e fundit të lidhjes midis termocentralit dhe rrjetit energjetik ukrainas. IAEA më vonë tha se Ukraina e njoftoi se rryma elektrike ishte rivendosur.

Më poshtë është një përmbledhje e intervistës, e kryer në rusisht nga Shërbimi Gjeorgjian i Zërit të Amerikës.

Zëri i Amerikës: Sa e vështirë është situata aktuale në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia?

Inxhinieri: Deri më sot, situata në Zaporizhzhia mund të cilësohet si vazhdimisht e më e vështirë. Në këtë fazë, siguria e termocentralit bërthamor është nën kontroll. Por i gjithë stafi i ZNPP-së duhet të punojë nën një trysni të madhe nga rusët.

Për shkak të kësaj, gjendja psikologjike e punonjësve është kritike. Përveç të shtënave dhe bombardimeve pothuajse të përditshme, termocentrali bërthamor i Zaporizhzhias është më i madhi në Evropë dhe një rrjedhje rrezatimi do të ishte një fatkeqësi globale.

Zëri i Amerikës: Pala ukrainase pretendon se rusët shpesh përdorin territorin e termocentralit për sulme me artileri dhe raketa, si dhe kanë minuar sallat e makinerive të reaktorëve bërthamorë.

Inxhinieri: Mund të konfirmoj që është pikërisht ashtu. Lloje të ndryshme artilerie dhe raketash ruse janë të vendosura si brenda territorit të termocentralit bërthamor, ashtu edhe rreth tij, në perimetër, pranë rezervuarit të Kakhovkas. Territori i termocentralit është gjithashtu i mbushur me pajisje të tjera ushtarake ruse. Sa i përket vendosjes së minave në objekt, e kam dëgjuar, por nuk e kam parë personalisht.

Zëri i Amerikës: Pala ukrainase pretendon gjithashtu se vetë rusët po bombardojnë territorin e ZNPP-së.

Inxhinieri: Disa herë, nga e ashtuquajtura zona industriale rusët bombarduan vende që nuk mund të ndikojnë në funksionimin e sigurt të termocentralit. Mendoj se rusët po përpiqen të diskreditojnë forcat e armatosura të Ukrainës, duke thënë se ushtria ukrainase po godet termocentralin bërthamor nga ana tjetër e lumit Dnieper. Në të njëjtën kohë, rusët dëmtuan qëllimisht linjat e tensionit të lartë që lidhin termocentralin bërthamor Zaporizhzhia me sistemin energjetik të Ukrainës.

Zëri i Amerikës: Çfarë rreziku paraqet kjo për një central bërthamor?

Inxhinieri: Për të funksionuar siç duhet, një termocentral bërthamor duhet të dërgojë energjinë e prodhuar në sistemin energjetik dhe nevojitet furnizim me energji elektrike që pompat të funksionojnë siç duhet si dhe për të ftohur në kohë karburantin bërthamor në reaktorët bërthamorë.

Duke dëmtuar linjat e tensionit të lartë, rusët duan të bëjnë një aksident të vogël dhe të ndalojnë uzinën për një kohë të shkurtër, pastaj të na furnizojnë me energji elektrike nga Krimea dhe të kalojnë automatikisht termocentralin bërthamor në sistemin energjetik rus. Ky është një plan shumë i rrezikshëm.

Zëri i Amerikës: Si menaxhohet tani Zaporizhzhia?

Inxhinieri: Termocentrali bërthamor është nën kontrollin e Kompanisë Kombëtare të Prodhimit të Energjisë Bërthamore të Ukrainës [NNEGU] dhe ne i marrim rrogat tona në monedhën ukrainase, të cilat kreditohen në kartat tona bankare.

Deri më tani, rusët nuk e kanë prekur menaxhimin e termocentralit bërthamor, megjithëse mendoj se kjo do të ndodhë së shpejti. Trysnia po bëhet më e fortë. Përfaqësuesit e Rosatom-it [Korporata Shtetërore Ruse e Energjisë Atomike] kanë ardhur këtu disa herë.

Ata thonë se së shpejti, ne do të jemi plotësisht në varësi të Rosatomit. Ne do të punojmë për sistemin energjetik rus dhe do të paguhemi në rubla ruse.

Na është thënë se ata që e kundërshtojnë do të duhet të largohen nga puna. Që nga fillimi i pushtimit, mjaft punonjës janë larguar. Megjithatë, për funksionimin e sigurt të stacionit, personeli operacional është në vend dhe vazhdon të punojë me kohë të plotë. Është shumë e vështirë të thuhet çfarë do të ndodhë nëse shkëputemi nga sistemi energjetik i Ukrainës,. Shpresoj se nuk do të ndodhë.

Zëri i Amerikës: Cila është situata në qytetin Enerhodar?

Inxhinieri: Në Enerhodar, situata është relativisht e qetë, nëse pushtimi mund të quhet i tillë. Bombardime artilerie ndodhin periodikisht. Ka ende të shtëna. Rusët po bombardojnë qytetet Nikopol dhe Manganets në anën tjetër të lumit Dnieper, domethënë nga rezervuari Kakhovka.

Enerhodari drejtohet nga administrata ushtarake ruse. Liria e fjalës dhe e shprehjes është shkatërruar. Kanalet televizive ukrainase dhe interneti janë mbyllur. Që nga 13 korriku, është aktivizuar nga Krimea interneti rus Miranda. Nga 1 gushti doli nga funksionimi edhe posta ukrainase. Edhe bankat ukrainase janë larguar. Paga dhe pensioni i të gjithëve paguhen në monedhën ukrainase “hryvnia” në kartat e tyre. Hryvnia ukrainase dhe rubla ruse janë të dyja në qarkullim në dyqane dhe tregje.

Nga shtatori rusët do të fillojnë në shkolla mësimin në gjuhën ruse, edhe pse një pjesë e madhe e mësuesve janë larguar dhe nuk e di si do ta bëjnë. Ata e kanë shkatërruar plotësisht sistemin arsimor. Shpërndajnë pasaporta ruse. Edhe ky proces nuk po shkon mirë. Vetëm disa dhjetëra të moshuar morën pasaporta ruse. Nuk ishin në gjendje të ngrinin ende çështjen e të ashtuquajturës ” Referendumi i Republikës së Zaporizhzhas”. Nuk kanë mbështetje reale.

Zëri i Amerikës: U njoftua se rusët kanë rënë dakord të lejojnë ekspertët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të vizitojnë centralin bërthamor të Zaporizhzhia. Çfarë mund të ndryshojë kjo?

Inxhinieri: Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka kryer inspektime periodike këtu dhe tani pas inspektimit do të konkludojë nëse respektohen standardet e sigurisë në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias apo ekziston rreziku i një aksidenti apo rrjedhje rrezatimi.

Pritshmëria është që pas përfundimit të agjencisë, trysnia ndërkombëtare ndaj Moskës do të shtohet dhe Rusisë do t’i kërkohet të tërheqë armët e rënda dhe trupat nga termocentrali bërthamor. Unë mendoj se kjo nuk është realiste. Rusët nuk do të largohen nga këtu me vullnetin e tyre. Pa luftë është e pamundur.

Njerëzit këtu janë gjithashtu shumë të pakënaqur me qeverinë ukrainase dhe kërkojnë një përgjigje nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ne e dorëzuam të gjithë jugun praktikisht pa luftë. Ne e dimë prej vitesh që Krimea u aneksua dhe të gjithë e prisnin një sulm prej andej.

Në të njëjtën kohë, rusët hynë në Kherson, Melitopol – dhe këtu, praktikisht – pa rezistencë serioze ushtarake. Nuk arrij ta besoj atë që ka ndodhur. Si mund t’i jepej Rusisë centrali bërthamor i ZaporizhzhiaS?

Jeta nën pushtim është e tmerrshme.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

14 November, 2025
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

14 November, 2025
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

14 November, 2025
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result